Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkelja e heshtjes zgjedhore/ AMA thirrje mediave: Të respektohet Kodi Elektoral!

14:02 / April 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1619265830 unnamed1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Subjektet audio dhe audiovizive duhet të respektojnë kërkesat e Kodit Elektoral për periudhën e heshtjes zgjedhore”.

Ky ka qenë mesazhi i Autoritetit të Mediave Audiovizive ditën e sotme. Ky mesazh vjen pas daljes së Presidentit Meta, i cili nga Presidenca bëri thirrje politike dhe kjo deklaratë e tij u transmetua në media ndërkohë që Report Tv vendosi ta ndërpresë transmetimin.

“Nga dita e sotme (24.04.2021) dhe deri në përfundim të orarit të votimeve gjatë ditës së nesërme, bazuar në kërkesat e Kodit Zgjedhor të Republikës, është periudhë e heshtjes zgjedhore. Në nenin 77, pika 2 përcaktohet qartë se në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, ndaj dhe AMA rikujton të gjitha subjektet audio dhe audiovizive që ta respektojnë këtë kërkesë të Kodit Zgjedhor.

Kjo ndihmon në atmosferën e zhvillimit të votimeve më 25 prill 2021, mbështet qytetarët që të ushtrojnë të qetë dhe në mënyrë demokratike verdiktin për votën e tyre.

AMA është në proces monitorimi edhe të kësaj faze të rëndësishme për të indentifikuar raste konkrete të shkeljes apo injorimit nga OSHMA-të të kësaj kërkese të Kodit Zgjedhor. AMA siç ka raportuar gjatë gjithë ditëve të fushatës elektorale pranë KQZ-së, për të gjitha rastet e mosrespektimit të kërkesave të Kodit nga subjektet audio e audiovizive, do të vijojë procesin e raportimit korrekt për rastet e identifikuara gjatë monitorimit të ditës së sotme dhe të nesërme, deri në mbyllje të votimeve”, thuhet në deklaratën e AMA.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.