Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi prej kohësh është një nga emrat e njohur të showbizit, e cila gjithmonë e ka shfaqur hapur dashurinë e saj për Korçën.
Përmes një video, Aleksia I ka kushtuar një poezi pikërisht qytetit të saj të lindjes ku hodhi dhe hapat e parë, ndërsa shfaqen në klip familja e saj, prindërit dhe dy vëllezërit e saj.
Teksa e cilëson Korçën shtëpinë e saj, ajo që bie në sy është kujdesi i Aleksias për të përshkruar rrugicat e Korçës, por dhe momentet pikante dhe mjaft emocionuese nga jeta e saj, sikurse është pasioni I babait të saj Niko Peleshi për kitarën.
Më poshtë poezia e plotë dedikuar Korçës dhe babait të saj
Natë Prilli në Korçë.. nga Aleksia.
Duke ecur rrugicave me kalldrëm
Teksa dielli dritën mbi hënë e hedh
Në dorë një mollë të ëmbël plot lëng
Shijen e shtëpisë dhe një zë të njohur ndjej
Më kujtohet tani ajo melodi
E famshmja, e ëmbla serenatë
Oh kjo kitarë për çudi
Më sjell ndërmend, këngën që luante im atë
Tre zonja të vjetra tipike
Shëtisin kapur përkrahu
Flasin dhe flasin gjithë qesëndi
Si një alarm që bie pa u ndalur
Më njohën edhe mua pastaj
Dhe më puthën në faqe me rradhë
Dallova një dialekt që edhe unë e kisha
Kur isha vetëm gjashtë
“Shikoni sa është rritur!”
Dëgjoja ngado vazhdimisht
Ai tingulli I lezetshëm
Ishte ende atje, sigurisht
Kapa një copë lakror me gjizë e me djathë
Dhe hodha sytë përreth. Isha vetë
Isha ulur diku jashtë
Teksa ora kishte shkuar dymbëdhjetë
Kur mesnata afrohet
Qyteti mbetet pothuaj bosh
Kur flladi mbrëmjeve filloi të freskohet
Veç shtëpisë, askund tjetër nuk do të shkosh
Poezi nga Aleksia