Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Grafiku me datat e testit të praktikës për farmacistët e rinj

16:31 / April 24, 20215 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Farmacite
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pranvera Kola

Farmacistët e rinj që do të garojnë përgjatë muajit të ardhshëm për fituar lejen e ushtrimit të profesionit, duhet që më parë të shlyejnë edhe detyrimet e praktikës profesionale, testi i të cilës do të zhvillohet përgjatë dy javëve të para të muajit Maj. Urdhri i Farmacistëve ka zbardhur tashmë datat se kur duhet të paraqitet secili kandidat për të kryer testin e praktikës profesionale, teksa njëherësh ka përcaktuar edhe rregullat që duhet të zbatojnë kandidatët që kalojnë me sukses detyrimin e praktikës për të vijuar më tej procedurat për provimin e shtetit, rezultatet e të cilit kushtëzojnë marrjen e licencës për ushtrimin e profesionit.

Provimi i Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e Urdhrit të Farmacistëve sipas grafikut të përcaktuar për çdo kandidat. Testimet nisin në datën 4 maj për praktikantët me numër dosje 3440 deri në 3461, për të vijuar më pas me grupet e tjera që i gjeni të detajuara në tabelën bashkangjitur shkrimit deri në datën 12 Maj. Secili kandidat që është pjesë e listës së konfirmuar sipas numrit të dosjes, duhet të bëjë kujdes dhe të paraqitet për të zhvilluar testin me gojë vetëm në datën e përcaktuar specifikisht për të. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar kalendarin me datat konkrete të testimeve, ku identifikimi i kandidatëve bëhet sipas numrit të dosjes që kanë ndjekur praktikën. Një pjesë e mirë e farmacistëve të rinj do të rijapin testin e praktikës pasi në sezonin e shkuar nuk siguruan dot pikët për të qenë kalues. Autoritetet e Urdhrit të Farmacistit sqarojnë se përsëritësve do t’u komunikohet grafiku me anë të adresës së emailit.

“Praktikantët që i nënshtrohen vlerësimit të aftësimit praktik, duhet të paraqiten në orën 8:00 në ditën e provimit, si dhe duhet të kenë me vete kartën e identitetit. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të gjithë praktikantët duhet të jenë të pajsur me maska, si dhe materialet e tjera të nevojshme”, bën me dije Urdhëri i Farmacistit. Për të ndihmuar kandidatët, janë shpallur edhe pyetjet orientuese rreth këtij testimi të cilat gjenden të detajuara në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Praktika profesionale konsiderohet e kryer vetëm pas marrjes së vlerësimit pozitiv në këtë testim. Vlerësimi i praktikës cilësohet pozitiv në rastet kur kandidati siguron nga komisioni 50-100 pikë. Kur vlerësohet me më pak se sa 50 pikë duhet të ripërsërisë provimin, por vetëm vetëm në prillin e vitit të ardhëshëm, kohë në të cilën zhvillohet edhe sezoni i rradhës i testimeve të praktikës”, përcaktohet në rregulloren e provimit.

Regjistrimi për provimin e licencës

Në garë për licencën profesionale do të përfshihen vetëm farmacistët e rinj që do të kalojnë me sukses testin e praktikës profesionale. Një ditë pas mbylljes së testeve të praktikës, do të nisë zyrtarisht edhe regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit. Për kandidatët që do të testohen për herë të parë gjatë këtij sezoni regjistrimet do të zhvillohen në datat 13 dhe 14 maj pranë zyrave të këtij Urdhri. Në afatet e përcaktuara të regjistrimit secili kandidat duhet të paraqesë dokumentet e kërkuara.

Konkretisht në dosjen e dokumenteve që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë për herë të parë për t’u regjistruar për provim shteti janë: “Formulari i aplikimit sipas formatit të përcaktuar, fotokopja e kartës  së identitetit, fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave, otokopje e noterizuar e suplementit të diplomës, ëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP), dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë (lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar), aport mjeko ligjor, dëshmi penaliteti, vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale, fatura e tarifës së provimit, si dhe dy fotografi në format pasaporte.

Për të mos pasur mangësi në dosje, ekspertët e Urdhrit të Farmacistëve  sqarojnë se raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit. Kandidatët për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të cilin mund ta sigurojnë edhe në portalin E-Albania. Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës.

Datat kur duhet të paraqiteni për të zhvilluar testin e praktikës!

  • Në datën 4 Maj do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3440 – 3461.
  • Në datën 5 Maj do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3462 – 3483
  • Në datën 6 Maj do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3484 – 3505
  • Në datën 7 Maj do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3506 – 3517, si dhe praktikantët përsëritës
  • Në datat 10, 11 dhe 12 Maj do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës që rezultuan mbetës në sezonet e shkuara.

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë  për herë të parë për t’u regjistruar për provim shteti  janë:

  • Formular aplikimi.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  • Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.
  • Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).
  • Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë (lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).
  • Raport mjeko ligjor.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  • Mandat pagesa në llogari të AKP
  • 2 fotografi ( format pasaporte).
  • Regjistrimet do të zhvillohen në datat 13-14 Maj.

Dokumentet që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti janë:

  • Formular aplikimi.
  • Fotokopje e diplomës universitare.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Raporti mjeko-ligjor.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale.
  • Mandat pagesa në llogarinë e AKP.
  • 2 fotografi (format pasaporte).

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

18:41 / September 7, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Shqipëria pezullon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

13:06 / September 5, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.