Ish-kryemnistri i vendit Fatos Nano ka votuar në Mullet bashkë me gruan e tij, Xhoanën. Pasi ka votuar, Nano nuk i ka lënë batutat ndërsa është shprehur se kur të dalë rezultati një pjesë do gëzohen e të tjerë do mërziten. Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes tha se ishte e ulët prandaj edhe ishte shfaqur për të nxitur.
Z. Nano, për kë duhet të votojnë shqiptarët sot?
Nano: Kjo është një pyetje që mund të bëhej deri mbrëmë por unë besoj se sot mund të jetë , duhet të jetë një ditë si gjithë të tjerat. Shpresoj të mos jetë më e gjatë dhe të mos të jetë aq e gjatë periudha kur duhet të presim, sepse më në fund një pjesë do gëzohen, një pjesë do mërzitet, por jam i sigurt që ata që do gëzohen, do gëzohen për të gjithë dhe shpresoj që ata që do mërziten, të mërziten vetëm për vete dhe të mos i mbajë shumë.Ky ishte urimi im.
Z. Nano, si ju duket pjesëmarrja në votime deri më tani, është një shenjë pozitive për ndryshim?
Nano: Ishte pak e ulët, prandaj erdha që ta nxis
