Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi është mbështetësja më e madhe e babait të saj, sidomos në këto zgjedhje.
Kohët e fundit ajo është përfolur për lidhjen e dashurisë me aktorin Romeo Veshaj.
Pak më parë, ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, për të treguar se ka votuar.
Fotoja është bërë në Kishë, ku ajo ka bërë edhe një lutje për të gjithë shqiptarët.
“Zoti e bekoftë Shqipërinë”, ka shkruar vajza e Niko Peleshit bashkëngjitur fotos.