Ricahrd Grenell, ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas votimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Shqipëri.
Në një postim në Twitter ai u shpreh se kjo tregon shumë gjëra dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj veprimeve të tij.
“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet e Shqipërisë. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”,- ka shkruar Grenell në Twitter.
