Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet/ Shqipëria përfundon procesin e votimit

19:10 / April 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuti votimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Procesi i votimit në Shqipëri ka përfunduar zyrtarisht në orën 19.00, ku tashmë vullneti i popullit është hedhur në kutitë e votimit.

Pas verifikimeve dhe plotësimit të materialeve nga ana e komisionerëve të qendrave të votimit do të nisë dhe procesi i numërimit.

Procesi i votimit nisi në orën 7:00 të mëngjesit në 5199 qendra votimi në mbarë vendin.

Gjatë ditës u shënuan një sërë problemesh dhe incidentesh në qendra zgjedhore, ku në 100 qendra votimi aparati i identifikimit elektronik nuk funksionoi.

Sakaq, përfaqësitë diplomatike në Tiranë kanë qenë në terren për të vëzhguar nga afër procesin në përfundim të të cilit thanë se tashmë është shumë e rëndësishme të vijohet me qetësi me procesin e numërimit derisa të japë KQZ rezultatin përfundimtar.

“Autoritetet do të përmbushin përgjegjësit e tyre për të numëruar votat me saktësi. Kandidatët dhe drejtuesit e tjerë do të mundet të bëjnë detyrën e tyre duke pritur me durim, duke pranuar gjykimin e popullit. Qytetarët më kanë thënë se kanë votuar dhe se ndiheshin të sigurt.”, tha nga Elbasani ambadorja Yuri Kim.

“Ishte një ditë e gjatë që nisi në Tiranë dhe mbyllet sërish në Tiranë. Ne kemi qenë në Tiranë, Peqin, Elbasan, Kavaja dhe Durrës. Përveç disa problemeve që janë hasur me aparatet e identifikimit elektronike ajo që kemi parë është që administrata zgjedhore ka punuar pa probleme. Po të gjithë informacionit që kemi mbledhur do ia kalojmë misioni të OSBE që nesër rreth drekës do të bëjë vlerësimin paraprak të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Mbyllja e qendrave të votimit dhe dërgimi i materialeve zgjedhore etj., është vetëm fillimi i fundit. Ajo që do të bëjmë ne është që do të lejojmë komisionet e qendrave te votimit të kryejnë të gjitha procedurat e tyre por do të v ijojmë më pas sot me vëzhgimin e numërimit deri kur ne shpresojmë të kemi një rezultat”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.