Kryeministri Edi Rama shprehet në një postim që përkujton Zojën e Shkodrës se urtësia e saj i priu shqiptarët drejt ditës së bardhë.
“Urtësia e patronazhit shpirtëror të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Shqipërisë, i priu shqiptarët drejt ditës së bardhë dhe mu ashtu vigjilon dhembshurisht mbi ta prej më shumë se pesë shekujsh!
Për shumë vjet gëzuar festën e Zojës së Shkodrës, Zojës së Shqipërisë”, thotë Rama.
