Zëdhënësja e fushatës e Partisë Socialiste Bora Muzhaqi i kërkoi Partisë Demokratike dhe komisionerëve të saj që të mos vonojnë procesin e numërimit duke kërkuar pushim, duke përdorur dhe një slogan të fushatës së socialistëve “nuk ka kohë për pushim.
“Nuk ka kohë për pushim! Qytetarët meritojnë të mësojnë një orë e më parë rezultatin përfunditmar. Kjo ishte një ndeshje e rëndësishme e dy viziones dhe platformash të ndryshme që kanë ndezur debatin publik. Ata janë shprehur qartë dhe partitë kanë detyrë të shërbejnë për nxjerren e rezultatit”, tha Muzhaqi.