Ndryshe nga dje, Kryeministri Edi Rama ka hyrë i qeshur ditën e sotme në zyrën e tij në PS. Në hyrje ai ka takuar edhe ekipin e PS për Dajtin.
Rama ka shkëmbyer disa batuta me deputetin e tij Xhemal Qefalia, të cilin si banor i Surrelit, do e ketë deputet edhe për 4 vitet e ardhshme.

