Tom Doshi ka replikuar ashpër me Fatos Lubonjën e Robert Rakipllarin, pasi këta të fundit kanë aluduar për të, se ka blerë votat në këto zgjedhje dhe e kanë sulmuar vazhdimisht live, gjatë emisionit të Sokol Ballës në News 24.
Ai ka ndërhyrë me telefon në emision.
“Turp t’ju vijë të dyve, që më merrni nëpër gojë mua dhe për përmendi edhe fëmijët.
Unë jam më i pastër se të dy ju bashkë.
Unë kam mbledhur 30 mijë vota se kam pasur kandidatë më të mirë se kundërshtarët dhe nuk blihen dot 30 mijë vota.
Kush jam unë pra, më thoni ju, meqë më përmendni vend e pa vend.
Jam përballur me drejtësinë këtu, do të përballem edhe me drejtësinë e SHBA”, tha ai.
Robert Rakipllari ka kërkuar që Sokol Balla t’i mbyllë direkt telefonin Doshit, pasi sipas tij, ai është një person “non grata” nga SHBA.
Dukë parë situatën e krijuar, Sokol Balla ka ndërprerë emisionin dhe ka futur reklamat.
Pas rifillimit të emisionit, Fatos Lubonja tha se Doshi i kërcënoi ata.
“Ai mund të fliste më mirë, se unë edhe e kam mbrojtur kur e ka sulmuar ambasadorja e SHBA, pasi kam thënë se ka edhe më keq se aid he ambasadorja duhet të nxjerrë faktet, nëse i ka.
Për mua, problemi më i madh është Rama, jo Toma.
Por ai ka kërcënuar edhe deputetë, jo më ne”, tha Lubonja.
“U intimidova, me Tom Doshin s’merresh dot”, tha Rakipllari.
“Si nuk i intimiduam, pse çfarë jemi ne, super heronj”, iu përgjigj Lubonja.
Debati:
Sokol Balla: Ju lutem pa ofendime personale. Komentet janë politike
Doshi: Mua më ka votuar populli, kam marrë 30 mijë vota në gjithë Shqipërinë
Rakipllari: Nuk ka asgjë personale
Doshi: Ti e ke personale
Rakipllari: Nuk kam asgjë personale. Ju keni marrë vota…
Doshi: Ju s’të lini rehat. Ju keni patur frikë të hapni ekranin për mua
Rakipllari: Po të gjykoj si kryetar partie.
Doshi: Ke gjithë ditën që merresh me ermin tim. Turp të kesh
Rakipllari: foli ambasadores amerikane për të tjerat. Merru me atë dhe jo me mua.
Doshi: Ç’lidhje ka ambasadorja amerikane? Unë jam më i pastër si ty. Do e gjej të drejtën edhe në Amerikë. As kam marrë tendera si tha Lubonja, unë i kam patur kudnër të gjitha forcat. T’ju vijë zor që përgojoni. Dihet se kush jam unë. Jam përballur me drejtësinë këtu dhe do të ëprballem edhe në Amerikë.
Balla: Pse e dhe dorëheqjen?
Doshi: E dhashë dorëheqjen që të jem qytetar i lirë.
Rakipllari: Ti je një person i shpallur non-grata nga SHBA. Se blen 2-3 vota këtu mos kujto se je shumë i fortë. Sokol ndaloje këtë telefonatë. Je non-grata zotëri. Sokol, ndaloje telefonatën, zgjidhe me SHBA dhe pastaj me mua.
Doshi: Ti paguhesh për të dalë aty! Mbylle gojën! O ku*vë!
