Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se sot ka përfunduar numërimi i votave për subjektet zgjedhore. Më tej, bëhet e ditur se ditën e nesërme në orën 09:00 do të nisë numërimi për kandidatët.
Ndërsa për ato KZAZ ku ka filluar ose pritet të fillojë numërimi, do të vazhdojë nga sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në orën 09:00.
NJOFTIMI:
Sipas të dhënave elektronike të orës 14:00 ka përfunduar tërësisht procesi i numërimit dhe i vlerësimit të fletëve të votimit për partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur për qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Berat & Vlorë.
Për qarqet Tiranë dhe Durrës procesi ka përfunduar në 11 VNV (vendnumërime), janë ende në proces në 13 VNV ose 270 QV.Procesi i numërimit të votave për kandidatët ka përfunduar në 12 VNV dhe ka filluar 23 të tjera.
Pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit të 4922 QV, është 45,72% (kanë votuar 1551921 zgjedhës ndër 3.393.748 që janë në listat e zgjedhësve të QV të numëruara).
Komisioneri Shtetëror i Zgjehdjeve, z. Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, datë 28 prill 2021 në orën 9:00. Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00.