Pas humbjes së zgjedhjeve kreu i PD, Lulzim Basha tha se këto zgjedhje u fituan përmes krimit.
Basha deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër elektorale, ndërsa fajësoi kryetarin e PS-së, Edi Rama se ka përdorur para të pista për fushatë.
Gjatë fjalës së tij të parë pas humbjes, Basha tha nga selia e PD-se se janë më të vendosur se kurrë që të vazhdojnë betejën.
“Muzgu i kësaj mbrëmje po bie mbi male, një tjetër hije po avitet në mendie dhe zemra. A është muzgu i shpresës për Shqipërinë demokratike dhe normale? Kemi shumë vite që luftojmë për demokraci por ja dolëm se jemi njerëz të fortë dhe besojmë tek demokraci. Beteja për demokraci ka vijuar çdo ditë. Unë besova se falë fuqisë do ta fitonim dhe do t’ja kthenim demokracinë. Këto zgjedhje nuk kishin të bënin për demokracinë. U shkatërrua Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta. Numri më i madh i votave të pavlefshme. Miliona euro të hedhura për të blerë vota. Vodhën të dhëna përdorën kriminelët dhe bandat, duke e bërë edhe më të madhe masakrën. Rama bashkëpunon me përfaqësues të krimit si Tom Doshi. Pavarësisht kësaj ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri. Ne jemi më të vendosur se kurrë kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë.”, tha Basha.
