Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ralf Gjoni i ashpër me Bashën dhe Kryemadhin: Të japin dorëheqjen! Meta të mbajë fjalën, në momente të tilla duken burrat

20:40 / April 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ralf gjoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Ralf Gjoni thotë se PS dhe Edi Rama i kanë fituar zgjedhjet dhe nuk lënë asnjë hapësirë për kontestim. Në një shënim në rrjetet sociale Gjoni thotë më tej se PD ka humbur shumë rëndë, ndërkohë që shton se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen, pasi ka humbur për të katërtën herë.

Po ashtu Gjoni nuk lë pa përmendur edhe LSI-në për të cilën shkruan se ka pësuar një shtrydhje ulëritëse deri në avullimin e partisë. Për Kryemadhin, Gjoni thotë se edhe ajo duhet të japë dorëheqjen për shkak të paaftësisë së saj për të ruajtur një parti që bashkëshorti i saj ia la me 19 deputetë. Më tej Gjoni thekson se edhe Ilir Meta duhet të mbajë fjalën dhe të largohet nga posti më i lartë i shtetit, duke theksuar se në të tilla momente duken burrat dhe unë për të tillë e kam pas njohur.

‘Duam apo s’duam, Partia Socialiste & Edi Rama i kanë fituar zgjedhjet parlamentare qartazi dhe pa lënë asnjë hapësirë për kontestim. Me trishtim më duhet t’i them ‘Good Luck’!

Partia Demokratike e Shqipërisë ka humbur rëndë, për të disatën herë, pa mundur të frymëzojë atë bashkësi të madhe shqiptarësh të inatosur me arrogancën e korrupsionin e rilindjes.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka një shtrydhje ulëritëse deri në avullim të partisë, e cila i kishte të gjitha shanset para 4 vjetësh të kontribuonte në koalicion për Shqipërinë e të rritej si lëvizje. E si mund të ndodhte ndryshe???

Ky rezultat duhet lexuar me shumë kujdes nga të gjithë ne opozitarët e vërtetë, dhe me përgjegjësi maksimale prej atyre që i humbën këto zgjedhje.

Kjo do të thotë pikë së pari që Luzlim Basha i humbës për të katërtën herë (3 herë në garë e 1 herë në tavolinë) duhet të japë dorëheqjen menjëherë, pa vonesa e të largohet si një aktor i paaftë politik e si një i përkëdhelur i Doktorit.

As njëri e as tjetri, nuk i duhen më as dreqit, e jo më parlamentit. PD duhet të hapet për njerëz normalë që ndjehen natyrshëm të djathtë e të gatshëm për t’a riformatuar e rindërtuar atë parti sipas një modeli evropian modern e mbi baza të vërteta demokratike.

PD është aset kombëtar, jo SH.P.K. e as pronë private. Monika Kryemadhi duhet të japë dorëheqjen gjithashtu për shkak të paaftësisë së saj për të ruajtur një parti që bashkëshorti i saj ia la me 19 deputetë. Përndryshe, LSI do të pushojë së ekzistuari brenda dy vjetësh.

Pas tyre, i takon Presidentit Ilir Meta të mbajë fjalën e të dorëhiqet nga posti më i lartë i shtetit. Në të tilla momente duken burrat dhe unë për të tillë e kam pas njohur!

Nuk ju kemi më borxh asnjë sekondë të jetës sonë, asnjë grimcë vëmendjeje e mbi të gjitha të ardhmen e fëmijëve tanë. Mjaft luajtët e u tallët me dëshirën tonë të pastër për t’a bërë këtë vend!’- shkruan Gjoni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.