Analisti Andi Bushati, u shpreh se u habit që kryeministri doli të kërkonte falje për arrogancën dhe nuk dha asnjë përgjigje për shkaqet që shtynë opozitën të ikte nga Parlamenti.
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24, kanë zgjedhur të komentojnë fjalimin e parë të kryeministrit Edi Rama, i cili e nisi me ndjesë dhe e mbylli me dorë të shtrirë, por i bindur se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Nuk mendoj që e keqja e Ramës apo këtij reagimi të parë ishte tek fakti që i mbahej fryma apo mezi i dilnin fjalët. Në këtë gjendje fizike e kam parë vetëm pas protestës së Kukësit.
Pas vendimit ekstrem të opozitës kuptuam se Rama është i gatshëm ta kthejë vendin në parti shtet. Ne shohim një njeri që del e kërkon falje se është ironik me gazetarët, se del me atlete apo brekushe.
Kur dëgjova këtë thashë, e erdhi në mendje një pyetje e thjeshtë: është budalla apo bën vetë? Ky kërkon falje se vesh brekushe kur akuza ndaj tij është se po vjedh zgjedhjet e bashkëpunon me kriminele. Nuk e di në ishim në teatër apo Rama nuk e kupton”,- tha Bushati.
