Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Baton Haxhiu: PD dhe LSI rrezikojnë zhdukjen. Do zëvëndësohen nga Vetëvendosja

22:31 / February 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Baton
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Baton Haxhiu i akuzuar nga Sali Berisha si agjent i Serbisë, ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme. Në studion Open të Eni Vasilit, ai tha se LSI dhe PD rrezikojnë të zhduken dhe vendin e tyre ta zërë lëvizja Vetëvendosje.

Haxhiu ka guxuar ndërsa ka paralajmëruar zhdukjen e forcës më të madhe opozitare, pra PD-së dhe zbehjen e LSI-së, partia e dytë më e madhe e opozitës.

 “Do kemi hapësirë për një parti politike e cila mund të ndërtohet pas një muaj ose dy muaj. Mund të jetë Vetëvendosja. Dorëheqja i lë hapësirë Vetëvendosjes për të qene pjesë e jetës politike në Shqipëri. Dhe nuk janë të paktë njerëzit që janë të gatshëm për të formuar një parti politike shumë shpejt. Partitë si LSI dhe PD, njëra do zbehet, tjetra do zhduket, sepse shqiptarët do kërkojnë diçka të re”, është shprehur Baton Haxhiu.

Pak javë më parë, nga Kosova u importua debati i ditës në Tiranë. Politikanë të të gjitha niveleve, opinionistë dhe gazetarë “pushtuan” ekranet e Shqipërisë duke diskutuar disa nga temat më të nxehta të aktualitetit, siç është debati për kufinjtë. Edhe Albin Kurti ishte në Tiranë dhe u bë pjesë e zhvillimeve këtu duke bërë dhe komente për protestën e studentëve, një deklaratë e të cilit nuk u prit mirë në Tiranë. Nuk dihet ende nëse Batoni e ka hedhur këtë deklaratë për konsum publik apo ka ndonjë informacion më tepër mbi ato çka lëviz jashtë syve të publikut.

parti Vetevendosje zhduken
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.