Këto zgjedhje nuk kanë pasur vetëm anë negative, vrasje, plagosje apo sherre, por edhe “paqe” mes kundërshtarëve politikë.
Lushnja i është bashkuar shembullit të qytetarisë dhe asaj që duhet të tregojnë kandidatët politikë në popull; bashkim dhe jo përçarje apo ndasi mes veti.
Siç shihet edhe në foto ku majtas është kryetari i PS, Gentian Nushi dhe djathtas kryetari i PD, Saimir Korreshi, duket se ata e kanë pranuar rezultatin dhe kanë shkrepur një fotografi së bashku.
Sapo ka përfunduar numërimi final në dy KZAZ në Lushnjë ekipi është bashkuar dhe kanë pozuar për të treguar leksion qytetarie.