Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

LSI, Brahimllari: Kallëzim penal për shkelje të rënda, ja ku kërkojmë përsëritje zgjedhjesh

14:26 / April 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
endrit brahimllari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë një sërë denoncimesh gati që do të depozitohen pas daljes së rezultatit përfundimtar dhe nisjes së procesit të ankimimit.

“Ndonëse KQZ nuk ka nxjerrë akoma rezultatet përfundimtare pas të cilit lind edhe e drejta e ankimimit kemi bërë tashmë gati një sërë denoncimesh.
Këto denoncime do të depozitohen menjëherë pas daljes së rezultatit përfundimtar.
Por, ndërkohë kemi depozituar kallëzim në SPAK për manipulime të rënda të procesit zgjedhor nga komisionerët dhe drejtorët e Rilindjes që manipulonin votat duke bërë shënime dhe duke i bërë të pavlefshme.
Do të depozitohet ankimimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, për përjashtim antikushtetues dhe të paligjshëm, masiv të zgjedhësve nga e drejta për të votuar.
Do të depozitohet ankimimi për pavlefshmërinë të një sërë qendrash votimi në Berat.
Do të depozitohet ankimimi për Qarkun e Durrësit ne respect te parashikimeve ne kodin zgjedhore.
Do te depozitohet kërkesa për rinumërim në disa qarqe të vendit për shkak të manipulimeve dhe parregullsive të rënda në procesin e numërimit.
Si dhe vlerësimin e pavlefshmërisë së votave që lidhen me këtë process.
Kërkojmë nga KQZ, administrim me përgjegjësi absolute të të gjithë materialeve të votimit. Kërkojmë bllokimin e të gjitha materialeve të votimit dhe ruajtjen e tyre në respekt të ligjit dhe nën vëzhgim dhe monitorim me kamera.
Ndërkohë, do të vijojnë ankimimet në të gjitha qarqet pas kqyrjes së pamjeve filmike.
Ky evidentim dhe ky proces do të vazhdojë më përgjegjësi deri në fund për të zbardhur të vërtetën të masakrës dhe manipulimit që i është bërë vullnetit të shqiptarëve dhe votës së tyre”, tha Brahimllari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha në Bundestagun gjerman: Progres-raporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë

09:49 / November 5, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.