Kohët e fundit është bërë risi udhëtimi në vise të largëta, sidomos drejt Dubai-t. Shumë Vipa të tjerë kanë shkuar në Dubai këtë periudhë, përmendim këtu Enca Haxhia, Loredana dhe Mozzik bashkë me vajzën e tyre Hanna, Kida, Ledri, Sara dhe Fjolla Morina me partnerin e saj.
Alketa Vejsiu është personazhi tjetër publik që fluturoi drejt Dubait për pushime.
Në një foto të postuar në rrjetin social Instagram, Alketa cilëson se fluturat nuk i shohin krahët e tyre por ato munden gjithmonë të fluturojnë.
Moderatorja në asnjë video apo story në Instagram nuk e ka shënuar adresën e vendndodhjes së saj. Megjithatë Alketa po i shijon pushimet në Dubai, me pamjet fantastike të kullave të larta, dhe një gotë verë në të cilën shkruan Love. Duket se moderatorja po kënaqet në maksimum me pushimet, pasi fytyra e saj tregon qartë shkëlqimin dhe lumturinë që është duke përjetuar.

Akoma nuk ka informacione se me kë ka udhëtuar moderatorja dhe për sa do të zgjasin pushimet.
