Ministrja e Kulturës, Elva Margariti reagon për dëmtimin e rrjetit elektrik të ndriçimit në Kalanë e Shkodrës. Margariti e cilëson aktin e kryer një krim ndaj trashëgimisë kulturore, që është bërë nga individë të papërgjegjshëm. Margariti i bëri thirrje shkodranëve që të distancohen dhe të ndihmojnë institucionet e drejtësisë për vënien e përgjegjësve para ligjit.
Ajo shtoi se pasuria e përbashkët e kësaj kurore të Shkodrës që kurrë nuk ishte dukur më bukur u dëmtua nga persona që nuk janë identifikuar ende.
E shokuar nga lajmi i dëmtimit të rrjetit elektrik të ndriçimit të Kalasë së Rozafës, në Shkodër! Ende pa iu gëzuar kësaj kurore të Shkodrës, që kurrë nuk ishte dukur më e bukur, individë të papërgjegjshëm kanë kryer një krim, duke dëmtuar pasurinë tonë të përbashkët. Ftoj çdo shkodran të ndershëm që jo vetëm të distancohet, por edhe të ndihmojë institucionet e drejtësisë, për vënien e përgjegjësve përpara ligjit!”, thotë Margariti.
Rrjeti elektrik në Kalanë e Shkodrës është vendosur pak muaj më parë me fonde të Ministrisë sa Kulturës. Ndersa, kostoja financiare e restaurimit të saj është mbuluar me fondet e BE.