Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për herë të parë pas ditës së zgjedhjeve dhe humbjes së opozitës. Në të njëjtën linjë me presidentin e vendit Ilir Meta, në një reagim në rrjetet sociale, Vasili thotë se beteja sapo ka nisur. Duke mos përmendur faktin se mandati i tij është në dorë të zgjedhjes së Monika Kryemadhit, ai thotë se PD, LSI e partitë e tjera duhet të mbrojnë votën e qytetarëve.
Postime te ngjashme
Add A Comment
