Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Tri arsye pse duhet të telefononi shoqen më të mirë në këtë moment

21:10 / May 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes shqetësimeve të përditshme të punës, të familjes dhe marrëdhënieve, është jashtëzakonisht e lehtë të anashkalosh disa pjesë të vogla, por të rëndësishme të jetës. Këto pjesë janë shumë të rëndësishme dhe thelbësore për të ruajtur lumturinë tonë kur jeta është e vrullshme.

Burimi ynë më i madh “i ringjalljes” ndodhet në një vend të njohur nga të gjithë ne: tek miqtë tanë. Kur ndihemi të mbytur nga një ditë e lodhshme, një telefonatë e shkurtër tek mikeshat dhe miqtë, mund të na rikthejë gjithë energjinë.

Këto janë tri arsye pse duhet të telefononi tani mikeshën apo mikun tuaj:

1. Një zemër e lumtur është një zemër e shëndetshme

Shumë psikologë në Universitetin e Çikagos gjatë hulumtimeve të ndryshme kanë zbuluar se vetmia ka efekte shumë të rrezikshme në shëndetin tonë. Përveç se ka ndikim në sistemin nervor dhe imunitar, vetmia gjithashtu ndikon në sistemin kardiovaskular, duke rritur presionin e gjakut dhe nivelet e hormonit të stresit. Si rrjedhojë, mund të dëmtohet struktura e zemrës.

Merrni kohë për t’i telefonuar shoqes apo shokut tuaj më të mirë. Një telefonatë e shkurtër mund të jetë e fuqishme, pasi shmang vetminë dhe pasojat zemërthyese.

640 0 608ee804c1df3

2. Mund të jetë mbështetja jote më e madhe

Gjithmonë është mirë të dish që pas shpinës sate ke dikë që të mbështet. Ka njerëz që rritin lumturinë dhe vetëbesimin tonë. Autori Carlin Flora ka shpikur frazën “Friendfluence” për të shpjeguar këtë fenomen. Miqësitë mbështetëse luajnë një rol të madh ‘në përcaktimin e sensit të vetvetes’, duke na shtuar optimizëm dhe vetëbesim. Kur ne shohim se si ndihen miqtë tanë, për ne kjo ndryshon dhe mënyrën se si ndihemi ne për veten.

3. Një nxitje në drejtimin e duhur

Ndoshta gjëja më e mirë për të pasur një mik është nxitja e ndërsjellë që i jepni njeri-tjetrit, për të qenë versioni më i mirë i vetes. Një nga cilësitë më të forta që kanë miqësitë e vërteta është se ato inkurajojnë anëtarët e tyre të rriten në cilësi dhe vlera. Të shtyjmë njëri-tjetrin për të arritur qëllimet, duke ofruar dhe ndihmën tonë, është shembulli më i i mirë i një miqësie të vërtetë.

Ka kaq shumë forcë që mund të marrim nga miqësitë tona të vërteta, thjesht zgjatni dorën dhe bëni një telefonatë.

shoqen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

09:44 / May 14, 2026

Studim: IA ndryshon sjellje kur biseda bëhet agresive dhe me tension

22:00 / April 23, 2026

Njerëzit nuk kanë qenë kurrë kaq larg Tokës, “Artemis II” thyen rekordin historik të “Apollo 13” në Hënë

20:59 / April 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.