Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Mosdeklarimi i të ardhurave, ILDKPKI 8.6 milionë lekë gjoba për zyrtarët në 2020

13:16 / May 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ildkpi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Modeklarimi i të ardhurave, si dhe detyrimet e paplotësuara nga ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” kanë bërë që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit të arkëtojë të paktën rreth 8.65 milionë lekë nga masat administrative përgjatë vitit të shkuar.

ILDKPKI bën të ditur se, të ndëshkuar me masa administrative, “gjobë” për periudhën deri me 31.12.2020 janë në total 33 zyrtarë.

“Për periudhën 2014 – 2020 janë sanksionuar me masë administrative “gjobë” në total rreth 1.759 zyrtarë. “-thuhet në raportin e dërguar së fundmi në Kuvend nga Inspektorati.

“Për t’u theksuar është fakti se te gjitha masat administrative të vendosura nga Inspektorati janë lënë në fuqi nga Gjykata Administrative, me përjashtim të një numri të pa konsiderueshëm. për të cilat Gjykata ka vendosur shfuqizimin ose ndryshimin e tyre.

Për më tepër. Inspektorati i Lartë gjatë periudhës 2014 – 2020, ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. si dhe Policisë së Shtetit. “-deklaron ILDKPKI.

Nga subjektet e monitoruara dhe të konstatuara në konflikt, Inspektorati bën me dije se në 502 subjekte janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues. si Deputete të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetare Bashkie etj.

Inspektorati i Lartë në përmbushje të Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për vitin 2020. e cila kërkonte që: “Të vijojë forcimin e ndjeshëm të kapaciteteve investiguese, me fokus të veçantë trajtimin e rasteve të fshehjes apo mos deklarimit të pasurive, të konfliktit të interesit, si dhe hetimit të rasteve ” ka përmbushur kompetencat ndëshkuese. përmes aplikimit të masave administrative “gjobë”. propozimeve për masa disiplinore deri në largim nga detyra, drejtuar institucioneve publike, si dhe referimeve penale dhe të tjera, të depozituara pranë organit të akuzës, strukturave të hetimit tatimor, Policisë së Shtetit, ndaj zyrtarëve dhe subjekte deklarues, të cilët janë gjetur në shkelje./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.