Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se vëmendja e kreut të shtetit ndaj Parlamentit, ku do të miratohet dhe komisioni hetimor i ngritur për shkarkimin e Metës, është zero, pasi ka zero opozitë.
Hapni kutitë thotë zëdhënësi i Metës.
POSTIMI I PLOTE
Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë.
Ndryshimi është brenda në kuti.
Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.
Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!
Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.
