Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Do të vras, prindërve do t’u them u mbyt’! Burri e kishte denoncuar si të zhdukur, shokon nëna e 4 fëmijëve

17:53 / May 4, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6091690d0df08klipet 4 maj.00 09 51 09.Still007
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajo ishte dy muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, kur vendosi t’i jepte fund një martese të vështirë, mes dhunës së vazhdueshme nga xhelozia. 33-vjeçarja shokon kur tregon kërcënimin me jëtë nga ish-bashkëshorti i alkoolizuar, i cili vuri dorë edhe mbi fëmijët. Ajo punonte për të ushqyer familjen, ndërsa ai njoftonte policinë duke e denoncuar si të humbur.

“U dhunova në 13 vite martesë. Ai ishte një person i alkoolizuar që vuri dorë edhe mbi fëmijët. Nuk e harroj momentin kur djali më telefonoi dhe më tha: ’’Mami hajde, se babi po na mbyt’’. Ai njeri çfarë nuk më ka bërë në këtë jetë. ’’Do të var gurin në qafe dhe do të hedh në det’’-me thoshte cdo natë,- ’’Se prindërve të tu do t’u them u mbyt’’. Unë shkoja në punë për të siguruar ushqimin e fëmijëve, ndërsa ai njoftonte policinë duke më denoncuar sit ë humbur. Jeta ime ka qenë një tmerr me të….”, shprehet ajo.

33-vjecarja nuk donte t’i jepte fund martesës, për hir të tre fëmijëve. Ajo tentoi të bënte bashkëshortin praktikant të një feje, si e vetmja shpresë për ta ndryshuar.

“Iu futëm edhe fesë me ish-bashkëshortin, por nuk ndryshoi asgjë. Më në fund mora vendimin për t’u ndarë dhe nuk dëgjova fjalët e askujt. Kisha mbetur shtatzënë me fëmijën e tretë, por nga xhelozia ai gjithmonë dyshonte se fëmijët nuk ishin të tij”.

Me ndarjen e çiftit, pas 13 vitesh martesë, secili vazhduan jetën e tyre, ndërsa sot Flogerta jeton në qytetin e Durrësit me një tjetër person, me të cilin ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt, por problemet nuk morën fund.

“Ndërsa isha në proces divorci, unë mbeta shtatzënë me partnerin e ri. Vajza e vogël, u regjistrua në trungun e ish-bashkëshortit. Sot unë me partnerin e ri po hasim probleme, pasi nuk marrim dot atësinë dhe mbiemrin e babait biologjik të saj. I jam futur një procedure ligjore, që nuk po e kuptoj pse po zvarritet. Është absurde, që vajza ime të mbajë atësinë e ish-bashkëshortit”, thekson ajo.

Sikur të mos mjaftonin peripecitë e jetës së saj, një tjetër problem është shfaqur. Vajza e madhe nga martesa e parë prej një muaji nëna nuk ka kontakte me të. 11-vjeçarja la shkollën dhe udhëtoi nga Durrësi për t’u rikthyer tek shtëpia e babait në Kashar, pa njoftuar askënd. E mitura nuk pranon të takohet me nënën, e cila e ka në kujdestari me vendim Gjykate, ndërsa pohon se dëshiron të qëndrojë me babain.

“Nuk kemi zbuluar asgjë si përfundoi vajza në Kashar. Ajo u largua drejt babait të saj. Fillimisht i ati e mohoi se ishte tek shtëpia e tij, më pas tregoi. Unë vura në alarm shkollën, madje shkova deri në polici. Kur ata hapën kameran, vajza nuk kishte shkuar në shkollë. Kur mora ish-bashkëshortin, ai nisi të më shaj siç bënte gjithnjë. Vajza më pohoi se një grua e panjohur e ka ndihmuar të shkonte tek i ati. Nuk e di pse vajza nuk kthehet tek unë. Ishim në polici kur kërkova ta merrja, por ime bijë u shpreh se donte të rrinte tek babai i saj”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.