Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Guljelm Radoja.
“Lamtumirë i dashur mik”, shkruan Rama me foton bardhezi të aktorit.
Radoja u nda nga jeta pas një beteje disa javore me koronavirusin. Ai ishte shtruar fillimisht në spitalin e Durrësit për tu sjellë një ditë më parë në “Shefqet Ndroqi” në Tiranë i intubuar.
