Kanadaja ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer koronavirus për fëmijë nga mosha 12 deri në 15 vjeç. BBC shkruan se Kanada është vendi i parë që e bën këtë për atë grupmoshë.
Ministria e shëndetësisë e vendit bazuar në të dhënat nga provat klinike të fazës së tretë mbi fëmijët që kanë moshë ka marrë këtë vendim. Vaksina Pfizer sipas provave funksionon mirë në grupmoshën.
“Departamenti përcaktoi që kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive kur përdoret në këtë grupmoshë më të re,”- tha një këshilltar në ministri.
Kanada tashmë ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer tek njerëzit mbi 16 vjeç.
Vendi ka regjistruar më shumë se 1.2 milion raste koronavirus dhe afërsisht 20% e tyre kanë qenë në njerëz nën moshën 19 vjeç. Rreziku i fëmijëve për t’u sëmurë shumë ose për të vdekur me Covid-19 është i vogël, dhe gjatë gjithë pandemisë ata shumë rrallë kanë nevojë për trajtim spitalor.
Si pjesë e aprovimit të vaksinës, Pfizer do të duhet të vazhdojë të sigurojë informacione për ministrinë e shëndetit të Kanadasë për sigurinë, efikasitetin dhe cilësia e vaksinës tek ata të moshës 12 deri në 15 vjeç.