Dega e PD-së në Roskovec shkruan se ka kallëzuar penalisht kryetaren e bashkisë Majlinda Bufi me akuzën e punësimeve të paligjshme në kohën e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Në postimin në Facebook, dega e partisë më të madhe në opozitë njofton se pas denoncimit prokuroria ka hapur procedim ndaj kryetares së bashkisë.
“Partia Demokratike Dega Roskovec ju ben me dije se pas masakres zgjedhore qe ju jeni deshmitar te gjithe sesi Edi Rama dhe bandat e tij ne 25 Prill moren nje fitore te vjedhur me shantazhe per buken e gojes dhe vendin e punes, pressione, blerje votash dhe çdo forme tjeter dhune e ushtruar ndaj qytetareve, ka depozituar me fakte dhe prova kallezim penal ndaj Kryetares se Bashkise Roskovec, Majlinda Bufi, prane Prokurorise se rrethit gjyqesor Fier.
