Aleati i Lulzim Bashës,Dashamir Shehi, i cili arriti të dalë dhe deputet nga lista e PD ka pohuar se fenomeni i shitblerjes së votës ekziston. Duke folur në emisionin “Opinion”, Dashamir Shehi theksoi se edhe tek PD ka nga ata që kanë blerë vota.
Dashamir Shehi: Kjo nuk ëstë çështje partish, kjo është çështje pushteti, qeverisjeje, nga aty vjen grabitja. Që t’jua shpjegoj. Jo s’e nuk i ka blerë vota. Nuk është PD-ja se është e mbushur me ëngjëj. Edhe PD-ja kur ka qenë në pushtet i ka bërë këto gjëra, por jo në këtë dimension. Nuk është puna që dy tifozë, një i PD-së dhe një i PS-së dhe ky i PS-së është bujar dhe hedh pare për të mundur PD-në. nuk është puna kështu sepse do të ishte shumë bukur. Puna është se ky i PS-së përdor shtetin, paratë e shtetit. Për mua krimi më i rëndë është kjo e patronazhistëve. Ky është krimi më i madh, jo u shitën ca fukarenj aty e atje, nuk më shqetësojnë fare
Blendi Fevziu: Nuk të shqetëson fare?
Dashamir Shehi: Jo, më shqetëson se ky ka marrë në pushtet 900 mijë njerëz dhe u ka vënë një aty për tu thënë se ju përgjoj unë ju, ju kam në dorë. Kjo është Sigurim Shteti, përgjim deri në qelizë. Kemi edhe vota të blera nga ana e milionerëve e…edhe këtej nga ana jonë ka, nuk më vjen mirë, por ka.
