Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Tronditi Elbasanin/ Çfarë deklaroi ish-polici që ekzekutoi gruan përpara hetuesve: I pata thënë që nuk ke për …

10:13 / May 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një krim i rëndë ka tronditur ditën e djeshme qytetin e Elbasanit, ku burri vrau gruan e tij që ishte në proces divorci dhe plagosi tre persona të tjerë.

Duke qenë se autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri në rrugë, të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, njëri është avokat, të cilët kanë qenë kalimtar të rastit. Viktima është Liljana Buzo, 54 vjeçe, ndërsa autori i krimit Koço Buzo, 58 vjeç. Të plagosur kanë mbetur, avokati, Gëzim Toçila dhe një kalimtar i identifikuar si Adriatik Kolaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Gjykatës së Elbasanit, ku mësohet se çifti sapo kishte përfunduar seancën gjyqësore, ku gruaja kërkonte urdhër mbrojtjeje për shkak se dhunës që bashkëshorti i ushtronte. Madje, ajo kishte bërë edhe një kallëzim për dhunë në familje dhe kishte një proces penal ndaj autorit. Pas krimit, autori u arrestua nga forcat e Policisë.

Burimet thanë se mes bashkëshortes Liljana Buzo dhe Koço Buzos ka pasur një seancë pajtimi në Gjykatën e Elbasanit. Pasi kanë dalë nga Gjykata, Koço Buzo, ishpunonjës Policie ka shkuar ka marrë një armë tip kallashnikov duke e qëlluar disa herë. Sipas Policisë, Liljana Buzo ka ndërruar jetë gjatë transportit në spital.

Autori i dyshuar i krimit të familje, Koço Buzo, nuk ka dhënë shpjegime të gjata, me pretendimin se është i rënduar psikologjikisht. Por shkurtimisht thotë se ishte çështje xhelozie.

“I pata thënë që nuk ke për t’u ndarë nga unë donte të më fuste ne burg”, ka deklaruar ai para grupit hetimor. Çifti ishte prind i dy djemve dhe nuk kanë pasur proces për ndarje, por ka pasur një padi për dhunë në familje. Ka qenë një proces penal, pasi e kishte kallëzuar bashkëshortja.

Mësohet se nuk ka pasur kërkesë për urdhër mbrojtjeje nga ana e së dëmtuarës dhe për pasojë nuk e ka pasur një të tillë. Autori i dyshuar i krimit të rëndë, momentalisht punonte si polic privat pranë një shoqërie sigurimi në Elbasan.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.