Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i bëri thirrje Partisë Demokratike që ti bashkohet nismës për shkarkimin e presidentit Meta.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke u shprehur se gjëja e vetme me të cilën duhet të merret PD është vjedhja e votave të 25 prillit.
Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi
Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.
Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë.
