Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Tronditëse/ Ekzekutohet në mes të qendrës tregtare biznesmeni grek, një vit më parë humbi gruan nga një atentat

15:11 / May 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60953bc55c6eb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biznesmeni grek Dimi Korfiati, i njohur në ishullin Zakynthos është vrarë mesditën e sotme. Mediat fqinje shkruajnë se biznesmeni disa muaj më parë i kishte shpëtuar nga një prite të kundër tij, ku i humbi jetën gruaja.

Biznesmeni kishte shkuar në zyrën e kontabilitetit për të diskutuar përfshirjen e tij në një program financimi. Ndërsa ishte brenda, një burrë i panjohur për të u shfaq në oborrin e zyrës dhe filloi të qëllojë drejt zyrës së Korfiatis.

Në këtë moment 54-vjeçari u plagos për vdekje, ndërsa një nga pronarët e zyrës u plagos lehtë. Ky i fundi u transportua në Spitalin Zakynthos dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e një viti më parë

Qershorin e kaluar, persona të panjohur, që ende edhe sot nuk janë zbuluar qëlluan 54-vjeçarin dhe gruan e tij, duke e i marrë jetën bashkëshortes së tij. Viktima ishte Christina Kloutsinioti, e cila ishte edhe kandidate për këshilltare komunale në zgjedhjet e mëparshme lokale të mbajtura në Greqi.

Deklarata e vëllait të viktimës

“Unë jam vëllai i Dimis, çfarë të të them? Nuk është koha e duhur sepse jam në skenën e sulmit vrasës. Ngjarja tragjike ndodhi disa orë më parë. Vëllai im ishte pranë një qendre tregtare 24-orëshe në Zakynthos, e cila ka shumë dyqane atje dhe është një vend i populluar. Vëllai im hyri në një zyrë kontabiliteti, vrasësit kaluan pranë me një makinë Fiat Panda. Ata ndaluan, qëlluan në derën e zyrës, hynë brenda, e vranë atë, u ngritën dhe u larguan. Kjo ishte e gjitha. Tani tre mbesat e mia do të mbeten jetime nga babai i tyre, pasi nëna e tyre u vra verën e kaluar”, tha vëllai i viktimës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026

Sulmet ruse me dronë godasin pikat e karburantit në Ukrainë, qindra objekte të dëmtuara

11:59 / August 26, 2026

Avioni që dyshohet se transportonte drejtorin e CIA-s largohet nga Moska, çfarë thonë burimet ndërkombëtare

11:28 / August 26, 2026

Administrata Trump shtrëngon kontrollet, SHBA pezullon vizat imigruese në mbarë botën

10:54 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.