Analisti Mustafa Nano ka komentuar nismën e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
Sipas Nanos, edhe pse shumica e shqiptarëve mund të dojë shkarkimin, ai nuk mund të largohet pasi sipas Kushtetutës Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe kryerjen e një krimi të rëndë.
“Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Është hera e dytë që e bëjnë një tentativë të tillë. Herën e parë ata u tërhoqën, por kësaj here duket se nuk ka gjasa të tërhiqen dhe do të çojnë deri në fund këtë përpjekie që nuk duket dhe aq e lehtë. Jo sepse nuk kanë votat, por për shkak të kohës që kanë në dispozicion. Fjalën e fundit do të duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese. Duhet të shkarkohet Meta?
