Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Telefoni juaj mund t’ju paralajmërojë për tërmetet, Google po zhvillon sistemin e ri

10:55 / May 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termetet google
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Google po lançon sistemin e tij të alarmit për tërmetet në Android në Zelandën e Re dhe Greqi, por sa funksionale do të jetë kjo. Telefonat Android do të funksionojnë si detektorë të goditjeve sizmike duke i dhënë popullatës disa sekonda kohë për t’u mbrojtur nga rreziqet e mundshme.

Zelanda e Re nuk ka një sistem paralajmërimi për tërmetet dhe kjo është arsyeja që ky vend dhe Greqia u zgjodhën për të testuar projektin. Aktualisht, njerëzit marrin informacion në lidhje me rreziqet si tërmetet përmes GeoNet, por vetëm pas një lëkundjeje sizmike apo rreziku tjetër.

Por si funksionon? Sistemi mbështetet në sensorin e lëvizjes së telefonit, që mund të zbulojë valët e tërmetit që pulsojnë nëpër Tokë. Këto valë që dalin nga burimi i tërmetit vijnë në dy forma: valët P, të cilat “udhëtojnë” shpejt, por zakonisht nuk ndihen nga njerëzit ose shkaktojnë shumë dëme. E dyta janë valët S, të cilat janë pjesa tronditëse dhe ato që ne i përjetojmë si tërmet.

Akseleometrat do të regjistrojnë valët P dhe ekspertët shpresojnë se do të dërgojnë një alarm para valëve S. Ekspertët argumentojnë se dhe paralajmërimi disa sekondash është i mjaftueshëm për të shpëtuar nga dëmet në njerëz dhe pajisje. Sinjalizimet iu japin gjithashtu njerëzve një shans për t’u përgatitur mendërisht për atë që do të ndodhë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.