Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

2021, rriten ndjeshëm sigurimet e makinave

08:24 / May 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina siguracion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas lirimit të masave kufizuese të lëvizjes për shkak të pandemisë, është shënuar një rritje e fortë e kontratave të sigurimit të mjeteve krahasuar me tre muajt e parë të vitit 2020. Sipas të dhënave zyrtare në periudhën janar-mars, pati një rritje prej 13.16% të volumit të primeve të shkruara bruto, si dhe një rritje të numrit të kontratave prej 15.44% krahasuar me periudhën janar-mars 2020.

Kontratat e sigurimit të mjeteve kanë shënuar një rritje të fortë nga janari deri në mars të këtij viti si në numër ashtu edhe në volumin e arkëtuar nga kompanitë. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare,  Produkti MTPL e brendshme, siç emërtohet sigurimi I makinave, në periudhën janar-mars, pati një rritje prej 13.16% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 15.44% krahasuar me periudhën janar-mars 2020.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-mars 2021 arritën rreth 2,2 miliardë lekë lekë, ose 8.36 % më shumë se në periudhën janar-mars 2020. Sipas ekspertëve rritja I detyrohet kryesisht lehtësimit të masave kufizuese të pandemisë, moment që u shfrytëzuar nga qytetarët e bizneset për të siguruar mjetet, pasi bllokimeve që diktonte kufizimi I lëvizjes.

Nga ana tjetër, AMF raporton se Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-mars  pati një ulje prej 20.38% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje të numrit të kontratave prej 35.92% krahasuar me periudhën janar-mars 2020.

Në total, Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-mars 2021 kapën vlerën 4 miliardë lekë lekë, ose 12.52% më shumë se në periudhën janar-mars 2020. Gjatë periudhës janar-mars 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 202,944 me një ulje prej 15.61% krahasuar me periudhën janar-mars 2020.

Gjatë periudhës janar-mars 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,083 milionë lekë, ose 8.27% më pak se në periudhën janar-mars 2020./ TvScan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.