Alexander Murakhovsky, mjeku i parë që trajtoi Alexei Navalny kur u helmua, është zhdukur që nga dita e premte.
Policia ka njoftuar ditën e djeshme se 49-vjeçari ka humbur gjurmët që kur shkoi në një pyll në Omsk për gjueti tre ditë më parë 2,200 km (1,370 milje) në lindje të Moskës – me një automjet, raporton DË.
Ministria e punëve të brendshme të Rusisë tha sot se nuk ka asnjë të re rreth gjurmëve të tij:”Deri më tani nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që postuam dje. E tëra që mund të them është se kërkimi ka rifilluar në agim,”
Garda Kombëtare ruse, policia dhe stafi i emergjencave civile kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
