Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mashtrim me TVSH e fshehje të ardhurash, Tatimet çojnë në prokurori 194 biznese

15:07 / May 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata Tatimore ka dërguar për hetim në prokurori gjatë vitit të shkuar 194 subjekte të dyshuara për skema mashtrimi me TVSH-në, fshehje të ardhurash apo evasion fiscal. E konsiderueshme është edhe shuma e përfitimeve të paligjshme të këtyre subjekteve, e cila arrin në rreth 50 milionë dollarë.

Sipas të dhënave zyrtare të Departamentit të Hetimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, shuma totale e evazionit fiscal të referuar në Prokurori është 5.1 miliardë lekë, apo afërisht 50 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e madhe e tij përbëhet nga mospagimi I taksave apo tatimeve me një vlerë prej rreth 19 milionë dollarësh. Fshehja e të ardhurave renditet e dyta me një vlerë totale prej afro 14 milionë dollarësh, ndërkohë që rreth 10 milionë dollarë evasion fiscal dyshohet se janë shkaktuar përmes mashtrimit me skemat e rimbursimit të TVSH-së.

Shifrat e konsiderueshme të evazionit janë shoqëruar edhe me një ecuri të dobët të tatimeve përgjatë gjithë vitit 2020, nën presion e Pandemisë Covid 19.

Për vitin 2020, të ardhurat tatimore bruto gjithsej janë programuar 246.5 miliard lekë dhe janë realizuar 235.5 miliard lekë, me një mosrealizim në vlerë prej 11 miliard lekë ose 4.45 % më pak. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, me realizim të ardhurash 259.5 miliard lekë, rënia e të ardhurave tatimore është  24 miliard lekë më pak ose 9.24 % më pak.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

18:41 / September 7, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Shqipëria pezullon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

13:06 / September 5, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.