Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Liljana Buzo u vra nga burri para gjykatës, flet shoqja e viktimës: E dinin se gjërat do të shkonin më keq, atë ditë kishte shkuar për të tërhequr padinë

16:21 / May 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shoqja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liljana Buzo u vra me kallashnikov nga bashkëshorti i saj, para gjykatës së Elbasanit, në 6 maj. Sot për “Shqipëria live” foli një nga miket e Liljanës, që thotë se pas 30 vitesh që kishte humbur kontaktet, kishte arritur ta gjente në rrjetin social “Facebook”, vetëm pak ditë para tragjedisë.

“Nuk kisha kontakt me të. Më thanë që e ka lënë profesionin në infermiere mami, pasi u martua, se nuk e linte i shoqi. Të hënën e kaluar më merr në telefon, tha jam një shoqja jote e vjetër. Më tregoi se ka ikur nga shtëpia, kishte 6 muaj që jetonte te vëllai. Nuk donte të fliste. Më tha: Lili, ai më ka rrahur jashtë mase 6 muaj më para, tentova të ikja dhe më kapi. Erdhi dhe nuk më gjeti me çunat, më ka rrahur shumë. Djali i madh më solli te vëllai”.

Sipas mikes së të ndjerës, 54-vjeçarja do të tërhiqte padinë për dhunën atë ditë kur u vra:

“Të mërkurën më shkruajti, kishte përvjetorin e vdekjes së djalit dhe të nesërmen kishte gjyqin. Më tha që do ta tërheq padinë. Ka shkuar ta tërheqë se ia kishin kërkuar fëmijët dhe familjarët e Koços, se mesa duket e dinin se gjërat mund të shkonin më keq. Ajo kishte frikë, Koço e kishte kërcënuar, por nuk ia merrte mendja se do bënte gjë, për hatër të fëmijëve, thoshte ajo”, përfundoi shoqja e viktimës.

Liljana Bozo viktimës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mediat ndërkombëtare, publikojnë artikullin: Kapet në Spanjë “magjistari” i arratisjeve, Taulant Toma

18:38 / August 26, 2026

Anglia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen historike: Pasuritë e konfiskuara nga krimi do të ndahen përgjysmë

17:58 / August 26, 2026

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Fierit

12:02 / August 26, 2026

Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq/ Zbardhen përgjimet dhe skema e POS-eve

11:55 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.