Temperaturat e larta që kanë “pushtuar” vendin kanë bërë që delfinët të dalin pranë bregut. Një qytetar nga Vlora ka filmuar pamjet teksa gjitarët e detit ndiqnin nga pas një varkë.
Gjatë gjithë kohës, teksa filmonte videon e publikuar në JOQ, qytetari komentonte për spektaklin që po dhuronin delfinët, ndërsa një tjetër i kërkonte që të ‘kapte’ çdo moment.
“E pashë e kapa duke filmuar. U si u hodh. Sa bukur!,”-dëgjohet ai në video.
