Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PS mund të marrë mandatet e PD në Kuvend? Juristi socialist thotë se…

20:49 / February 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salianji i PS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita dorëzoi dje zyrtarisht mandatet pranë kryesisë së kuvendit dhe beteja e ardhshme pritet të zhvillohet në komisionin qendror të zgjedhjeve.  Por cili do të jetë fati i 56 mandateve të dorëzuara deri në këtë moment? Për ta shteruar teknikisht si edhe nga ana ligjore çështjen e dorëzimit të mandateve nga ana e opozitës në studiot e A2 ishin të pranishëm  z. Kristaq Kume, ish kryetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe Eridian Salianji,  përfaqësues ligjor i PS-së në KQZ.

Përtej pjesës teknike të dorëzimit të mandatit, ku për Kumen akti i përcjelljes së kërkesave në KQZ përbën “ akt normal”  të Kuvendit, ngërçi i vërtetë është përgjigja e pyetjes: Çfarë do të ndodhë më e vonë?

Sipas Salianjit socialist, kur të hyj në lojë KQZ-ja, do të ketë të bëj me një situatë “ekstra zgjedhore dhe ekstra demokratike”  ku “ ata që e kanë nisur këtë betejë  nuk e di a e kanë idenë sesi vazhdon”.

Për përfaqësuesin e PS-së në KQZ, procesi mund të jetë i gjatë, dhe jep shembullin e Qarkut të Tiranës, ku është e qartë se mandatet e Partisë Demokratike  do t’i shkojnë përsëri atyre, por “ do të paraqitet një listë me 12 deputetë që do të pyeten nga Kuvendi, lista po u refuzua do të shkojë në KQZ, dhe do të kalojnë 30 ditë vetëm për këtë listë” , dhe më pas do të vijë lista e dytë, e tretë deri në shterim të listës.   

Ndërkohë, disa eksponentë të partive të vogla që nuk përfaqësohen në Parlament, si Libra ose Sfida, kanë pretenduar që mandatet mund t’i kalojnë atyre, por Salianji e mohon këtë mundësi. “Ligji e ka përcaktuar qartë që për të marrë mandatin duhet kaluar pragun e 3%”. PDIU është partia e vetme që e ka kaluar këtë prag në disa Qarqe, por gjithsesi ajo nuk është në koalicionin opozitar. Ndërkohë që për këtë parti do të diskutohet në KQZ, Salianji është i qartë që “partitë që nuk e kanë kaluar këtë prag nuk mund të pretendojnë për mandate”.

Kume e komenton këtë fakt duke nënvizuar se “ ligjvënësi nuk i ka parashikuar të gjitha rastet, pra nuk ka bërë një punë të mirë”.  Për të mundësitë janë dy, o një ekzekutiv që qeveris me numrat që ka, ose ka zgjedhe të parakohshme, që sipas tij mund të verifikohet vetëm në qoftë se kërkesës së opozitës i bashkohet kërkesa e popullit, me një krizë shoqërore” që mund të shpaloset  jashtë sallës kuvendore.  

Një proces i rrezikshëm sipas Salianjit, sepse “proceset politike nuk mund të vinë të imponuara”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gonxhja nxjerr ‘fytyrën’ politike të protestës: ‘Protestuesja’ që flet në emër të qytetarëve është në kryesinë e PD-së

14:52 / July 2, 2026

Ministri Lamallari viziton policët e plagosur: Autorët janë identifikuar dhe do të përballen me drejtësinë

14:41 / July 2, 2026

Rama për të rinjtë: Mos lexoni komentet në rrjetet sociale, algoritmi ka kaluar në fazë histerie

14:31 / July 2, 2026

Qeveria dyfishon fondin për startup-et në “Grant 2026”, Rama: synojmë 20 milionë euro deri në 2030

14:15 / July 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.