Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Robert Përpepaj, autor i vrasjes së vajzës 17 vjeçare Griselda Gjikola, në Laprakë, tre vite më parë. I dënuar e përndiqte prej kohësh minorenen dhe ishte kthyer në shqetësim për të.
Aktualisht Përpepaj është në kërkim, ndërsa Muzhaqi është i arrestuar. Kujtojmë se Përpepaj qëlloi me dy plumba në kokë Griselda Gjikolajn, duke i shkaktuar asaj vdekjen.
Ja si ndodhi ngjarja:
Vrasja në Laprakë dyshohet të ketë patur si shkak konfliktin për ngacmimin e vajzave që ndodheshin në tavolinë me 23-vjeçarin e plagosur Erjon Benga.
Mësohet se Benga ka qenë në lokal me të dashurën e tij prej 10 ditësh, 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj e cila mbeti e vrarë nga të shtënat me armë.
Me 23-vjeçarin ishin edhe dy persona të tjerë, ndërsa autorët, njëri prej të cilëve është identifikuar si një i ri me origjinë nga Puka, ndodheshin në një tjetër tavolinë të lokalit te kompleksi Gintash. Pas ngacmimeve ndaj vajzave, Benga është çuar dhe ka shoqëruar në makinën e tij Griseldën dhe dy personat e tjerë.
Por në këtë moment janë çuar edhe autorët, të cilët me pistoleta i kanë ndjekur nga pas dhe i kanë qëlluar në momentin që do të futeshin në makinë.
17-vjeçaren e ka zënë një plumb në kokë ndërsa Benga u plagos me dy plumba, në shpatull dhe qafë. Dyshohet se gjithsej janë qëlluar katër plumba.
Pavarësisht plagëve, 23-vjeçari Benga e ka marrë 17-vjeçaren dhe e ka çuar në spitalin e Traumës, që ndodhet pak kilometra larg vendit të ngjarjes. Me të mbërritur në spital ajo ka ndërruar jetë.
