Gazetarja Anila Hoxha shprehet se atentati i ndodhur një ditë më parë në qytetin e Vlorës ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj mund të ketë lidhje me pazaret e drogës.
Hoxha tha se kjo ishte një vrasje që jepte mesazh të fortëve ndaj rivalëve të botës së krimit.
“Ai ka qenë i shoqëruar në makinë nga G Deromemaj punonjës policie, Është kushëri i largët i viktimës. Është kthyer në mesin e muajin mars 2021, Birçaj është skeduar në dy ngjarje ndaj një kanosjeje ndaj një investitori të huaj, e po në 2011 kanoset ndaj ish-punonjësit të Hipotekës.i shpëtoi drejtësisë. Birçaj mund të jetë angazhuar për përplasje për trafikun e drogës, për vjedhjen e ngarkesave të drogës”, tha Hoxha për Top Talk.
