Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Reforma në Drejtësi dhe pse vendi është pa Gjykatë Kushtetuese e të Lartë

21:43 / February 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Drejtesia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, dy institucionet më të rëndësishme gjyqësore të vendit. Në veçanti, mungesa e një Gjykate Kushtetuese është veçanërisht e rëndë në këtë moment krize institucionale, në të cilin do të ishte i domosdoshëm një interpretim ligjor me autoritet dhe detyrues për të kuptuar se në ç’mënyrë do të mund të zëvendësohen postet e lëna bosh nga opozita në Parlament. Por tani institucioni i vetëm arbitër që do të mund të përfshihej është Komisioni i Venecies.

Opozita pretendon se përgjegjësia për mungesën e Gjykatës Kushtetuese është e mazhorancës socialiste. Në të vërtetë, gjërat janë shumë më ndryshe dhe shkaku real i këtij boshllëku institucional janë pasojat e reformës në Drejtësi, që është në zhvillim e sipër, e cila është votuar edhe nga opozita. Në fakt, të dy gjykatat kanë mbetur pa gjyqtarët e nevojshëm për të funksionuar, pasi janë rrëzuar nga Vettingu.

Përpara se të niste procesi i Vettingu-t, të dy gjykatat kryesore në vend ishin funksionale. Gjykata Kushtetuese kishte 9 anëtarët e saj, prej të cilëve dy ju mbaroi mandati e u tërhoqën, ndërsa një tjetër Gjykatës, Besnik Imeraj dha dorëheqjen. Me 6 anëtarë të saj Gjykata mund të merrte çështje në shqyrtim si dhe të jepte vendim, duke qenë se kuorumi minimal për vendimmarrje është të paktën 5 anëtarë.

Gjykata Kushtetuese funksionoi deri më 3 maj 2018, kur komisioni i Vettingut rrëzoi Altina Xhoxhajn. Me largimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka mbetur vetëm me katër anëtarë dhe kështu pa kuorumin e domosdoshëm për të marrë vendime. Procesi i verifikimit, e nxorri Gjykatën jashtë loje, duke qenë se 3 anëtarë të tjere te saj u rrëzuan që nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa ish kryetari Bashkim Dedja nga Kolegji i Apelit. Aktualisht, në Gjykatën Kushtetuese mbetet në detyrë vetëm Vitore Tusha, që presidenti i Republikës Ilir Meta e kishte propozuar si kryetare të KLSH.

Ndërsa Gjykata e Lartë nuk funksionon më që nga 6 korriku 2018, pasi në vetëm 24 orë u rrëzuan tre nga anëtarët e saj nga ana e Vettingut. Gjykata e Lartë, sipas një ndryshimi ligjor të vitit 2013 duhet të ketë 19 anëtarë. Ligji e rriti me 5 numrin e gjykatësve të saj, por përplasjet politike mes shumicës dhe ish presidentit Nishani, bënë që anëtarët shtesë të mos zgjidheshin. Përpara nisjes së Vettingu-t, 5 nga gjykatësit e Lartë dhanë dorëheqjen, pasi kishin mbushur vitet e mandatit në detyrë, ndonëse ligji parashikon se ata mund të qëndrojnë deri në momentin e zëvendësimit. Mes 9 anëtarëve të mbetur, vetëm 4 prej tyre i rezituan Vettingut, ndonëse çështja është e hapur ende për dy gjyqtarë, pasi vendimi i KPK është ankimuar në Kolegj./raport.tv

Gjykatë Kushtetuese Gjykatë të Lartë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.