Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Djali i Netanyahut përplaset me Erdoganin: Je diktator, Jeruzalemi do jetë kryeqyteti ynë

18:47 / May 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 4 15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konflikti në Gazë ka ashpërsuar tonet edhe mes Izraelit dhe Turqisë. Pas akuzave të zyrtarëve turk se Izraeli është kthyer në shtet terrorist dhe se Jeruzalemi i përket Palestinës, Yair Netanyahu , djali i kryeministrit të Izraelit, u përplas me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Në një postim në rrjetet sociale, ai jep “mësime historie” dhe e quan diktaktor Erdoganin. Yair Netanyahu shkruan se Turqia ka kryer gjenocid ndaj të krishterëve grekë dhe armenëve.

“Për të gjithë turqit që më ndjekin këtu: Një mësim të shpejtë për historinë. Ju nuk jeni vendas në Anadoll, keni ardhur nga Azia Qendrore dhe keni kryer gjenocid ndaj popullatës lokale greke të krishterë. Stambolli është në fakt Kostandinopojë dhe ju e morët atë në mënyrë të paligjshme. Ju gjithashtu keni kryer gjenocid ndaj armenëve. Ju tani pushtoni në mënyrë të paligjshme Qipron veriore, Sirinë veriore dhe Kurdistanin. Vendi juaj drejtohet nga një diktator që dëshiron të rimarrë dhe shtypë botën arabe si në ditët e Perandorisë Osmane.”

Më herët, Zv.presidenti i Turqisë, Fuat Oktay tha se Izreali është kthyer në një shtet terrorist

Ai kërkoi dhënien fund të konfliktit, ndërsa theksoi se Palestina është një shtet i lirë dhe se Izraeli nuk mund të bëjë asgjë për ta ndryshuar këtë.

“Shteti i Izraelit për fat të keq është kthyer në një shtet terrorizmi. Unë shpresoj që kjo shtypje të marrë fund. Çfarëdo që ata të bëjnë, toka palestineze dhe Mesxhid al-Aksa u përkasin muslimanëve, palestinezëve. Jeruzalemi u përket palestinezëve dhe Palestina do të marrë vendin e saj të duhur si një shtet i pavarur. E gjithë bota duhet ta respektojë këtë. Unë them posaçërisht për botën islame, ne jemi përgjegjës për të bërë atë që është e nevojshme, jo për të dënuar. Prandaj, uniteti dhe solidariteti në botën islame fatkeqësisht nuk është në nivelin e dëshiruar. Shpresoj që Fiter Bajrami të çojë në zgjimin, ringjalljen tonë dhe unitetin dhe solidaritetin brenda vetes.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.