Ndërkohë që reshjet e borës kanë nisur herët në mëngjes edhe në zonat e ulëta, gjatë natës ka pasur erëra të forta të cilat kanë sjellë probleme në furnizimin me energji.
Ndërkohë në Lezhë raporton Balkanweb, në urën e Milotit një kamion është përmbysur por fatmirësisht nuk ka probleme në njerëz. Policia ka shkuar në vendngjarje për veprimet hetimore.
Ndërkaq, shumë zona në veri kanë mbetur pa energji për shkak të erës së fortë.


