Deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar seancë dëgjimore me dyer të mbyllura me kreun e SHISH dhe drejtorin e policisë së shtetit lidhur me informacione konkrete që ata kanë.
“Ne nuk bëjmë gjyqe, do shprehemi me votë. Ajo që do të shohim do jenë dy filtra, vendimi do i nënshtrohet në seancë dhe e dyta vendimi i atij Kuvendi me çfarëdo numrash, nëse do të jetë 94 raporti do ti kalojë gjykatë kushtetuese, kështu që nuk kemi pse të jemi kaq hermetik se nuk vendosim ne. Do të doja ta shtrinim pak kërkesën jo vetëm tek ish vendet komuniste, se përmendët Lituaninë. Kam kërkuar dhe herë tjetër, të kishim në dispozicion praktikën e shkarkimit të presidentit të Italisë në ’93. Të na vihen në dispozicion praktika parlamentare, ta kishim si model. Unë nuk mjaftohem me Lituanin apo ish kooperativat bujqësore. Shoh nga përgjigjet, pa dashur ti jap zë ca kanë thënë institucionet, pavarësisht vjen apo jo presidenti se nuk e detyrojmë, nuk shoqërojmë njeri me forcë për të ardhur këtu. do të donim të kishim të pranishëm një seancë dëgjimore shefin e Shërbimit Informativ dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit përpos përgjigjes së thatë me shkrim. Unë kam të drejtën time si deputet t’ia nis me shkrim, por nuk do ishte keq që të gjithë deputetët që janë me certifikatë sigurie të kishin seancë dëgjimore me ta për detaje e teknikalitete që unë apo deputetë të tjerë mund të ketë informacione konkrete. Shkresat e tyre janë formale”, tha Murrizi.
Ndërsa kreu i komisionit Alketa Hyseni propozoi që të paraqitet me shkrim çdo kërkesë që mund të kenë deputetët dhe të shihet më vonë nëse është e nevojshme seanca dëgjimore.
