Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bie numri i të diplomuarve në të gjitha nivelet, preferencat e degëve sipas gjinisë

14:20 / May 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
studente diplomim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vitin shkollor 2019-20, u diplomuan në arsimin zyrtar 98.169 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 5,5%, krahasuar me vitin shkollor 2018-19.

Ulje në numrin e të diplomuarve kanë patur të gjithë nivelet arsimore, raporton INSTAT, në një publikim të fundit.

Sipas niveleve arsimore, struktura e diplomimeve në arsimin zyrtar është pothuajse e njëjtë, gjatë tre viteve të fundit shkollor/akademik.

ff1

Arsimi Parauniversitar

Në vitin shkollor 2019-20, në arsimin 9-vjeçar u diplomuan 33.618 nxënës, nga të cilët 52,3% ishin djem dhe 47,7% vajza.

ff2

Arsimi i mesëm, rritje vetëm ai profesional

Në arsimin e mesëm u diplomuan 31.662 nxënës, duke shënuar një ulje prej 6,9%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Në këtë nivel arsimor u diplomuan 51,1% djem dhe 48,9% vajza.

Në arsimin profesional u diplomuan 4.862 nxënës, 27,7% më shumë, krahasuar me vitin shkollor 2018-19. Të diplomuarit e arsimit profesional përbëjnë 15,4% e të diplomuarve gjithsej në arsimin e mesëm.

Raporti bruto i diplomimit në arsimin e mesëm ishte 81,5%.

ff3

Arsimi i Lartë

Në vitin akademik 2019-20, u diplomuan në arsimin e lartë 32.889 studentë, duke shënuar një ulje prej 5,7% krahasuar me 2018-19. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 21.481 studente femra, ose 65,3% e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë.

Studentë të diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 53,5% të studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 42,4%.

ff4

Administrim biznesi më i preferuari

Fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë në të gjitha programet është “Biznes, administrim dhe ligj” prej 28,7% ose mbi një e katërta e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve.

Fusha e dytë më e preferuar nga meshkujt është “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 20,0% e të diplomuarve. Ndërsa, nga femrat gjithsej te diplomuara, fusha e dytë e preferuar është “Shëndet dhe mirëqenie” me 16,3% të të diplomuarave.

Analizuar për secilën fushë veças, fushat në të cilat janë diplomuar më shumë femrat krahasimisht me meshkujt janë “Arsim” (82,9 %), ndjekur nga “Arte dhe shkenca humane” (77,8 %) dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion” (77,1 %).

Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë meshkujt krahasimisht me femrat janë “Shërbime” (66,9) %, “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” (63,9 %), dhe “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit” ( 59,1 %), raporton INSTAT.

ff5

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.