Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë kryqëzimit të rrugës së burgut në Tiranë.
Mësohet se një kamion ka përplasur një burrë, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë, duke e zënë poshtë.Për pasojë ai ka humbur ndjenjat, ndërsa ka marrë dëmtime në këmbë.
I plagosuri G.R., 60 vjeç është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë policia po heton për shkaqet e aksidentit.
