E ftuar në ‘Late Night Shoë’ me James Corden, aktorja Sharon Stone tregoi ndër të tjera për goditjen në tru që pësoi në vitin 2001, një temë e detajuar në librin e saj të botuar së fundmi, ‘Bukuria e të jetuarit dy herë’. Ajo tregoi se truri i saj ishte i gjakosur në pjesë të caktuara dhe qëndroi kështu për disa ditë përpara se të shkonte në spital.
“Isha pa ndjenja kur arrita atje. Ata më vendosën një aparat për të zbuluar se çfarë po më ndodhte dhe gjatë gjithë kësaj kohe isha pa ndjenja. Pastaj, kur u përmenda, isha në një krevat në një dhomë të qetë urgjence, e cila nuk është kurrë diçka e mirë. Askush nuk është aty përveç doktorëve, askush nuk vrapon përreth dhe askush nuk bën diçka në mënyrë urgjente. Doktori po më shihte me kaq dhembshuri sa e pyeta ‘A po vdes?’, sepse e kuptova që kjo ishte një situatë shumë e keqe”, u shpreh aktorja.
Më pas Stone shtoi se mjekët e njoftuan që do ta transferonin në një spital neurologjik për shkak të gjakderdhjes në tru.
“Sapo u nisëm për tek spitali tjetër, unë humba. Pashë diçka si një tunel në fund të të cilit kishte dritë. Në fund të tij ishin shumë njerëz me të cilët kam qenë e afërt ose që kanë qenë kujdestarët e mi derisa vdiqën. M’u duk sikur po më tregonin që ccdo gjë është mirë dhe unë mendova ‘do të jem me ju të gjithë atje”.
Ndër të tjera, ylli i ‘Basic Instics’ shtoi se kjo gjë shënoi jetën e saj.
“Unë i mbijetova një operacioni shumë, shumë të vështirë,” tha ajo. “Ishte rrugëtim dhomethënës”.