Me idenë e bindjen se po bënte një investim të zgjuar në industrinë e monedhave virtuale, që do t’i sillte fitime në të ardhmen e afërt, një grua britanike humbi të gjitha kursimet e saj,
Julie Bushnell ra për një mashtrim me Bitcoin që i kushtoi asaj 9 mijë paund. Mashtruesit përdornin emrin e sipërmarrësit Elon Musk, që shoqërohej me gjoja një lajm të BBC. Por, e vërteta ishte se si Musk, ashtu edhe lajmi dhe vetë faqja e atij lajmi ishin të rreme.
Lajmi i “BBC së rreme”sugjeronte se ajo mund të dyfishonte paratë e saj në një dhuratë të kriptovalutës.
Bushnell pagoi 9,000 paund, të cilat i kishte kursyer në një llogari në përpjekje për të blerë një shtëpi të re. Kur nuk mori asnjë pagesë mbrapsht, ajo nisi të dyshojë se mund të kishte rënë pre e mashtrimit.
Rasti i saj është raportuar Policinë e Sussex. “Ata më kanë grabitur dinjitetin, respektin për veten, vetëvlerësimin dhe forcën time. Më kanë grabitur gjithçka, jo vetëm paratë”, thotë Bushnell.
